ABG

Public in: May 6, 2016

Albania’s Business Generation është një nismë në formën një kursi 15-ditor sipërmarrjeje për gjimnazistë. Gjatë harkut kohor të 15 ditëve, nxënësit udhëhiqen drejt krijimit të skuadrave dhe këto skuadra drejt zhvillimit të sipërmarrjeve të tyre të para. Strategjitë kryesore për arritjen e qëllimeve të nismës janë: – Ofrimi i mundësisë për këshillim dhe udhëzim drejt suksesit për sipërmarrjet e para të nxënësve – Kultivimi i dëshirës për pavarësi në funksion të sipërmarrjes. – Mësimi i kulturës së të menduarit jashtë kutisë dhe të ndërmarrjes së rreziqeve. – Trajnimi i mendësisë dhe mënyrës të një sipërmarrësi për të parë botën.