KONSULENCË / PROMOVIM

Konsulencë/Promovim

Innovation Hub Tirana, ju ofron shërbimin e këshillimit dhe promovimit të iniciativës tuaj. Një grup ekspertësh të specializuar në fusha të ndryshme (start-up, marketing, juridik, ICT etc.), do të jenë në dispozicionin tuaj për tju udhëhequr gjatë rrugëtimit të realizimit të projektit tuaj.
Innovation Hub Tirana ju ofron falas seminare informuese apo konsultime paraprake, shërbime profesionale, duke ju lejuar të zhvilloni më tepër krijimtarinë tuaj në fushën e ICT. Në këtë mënyrë ju nuk do të humbisni kohë duke kërkuar pajisje teknologjike, apo udhëzime por mund të vini dhe të shfrytëzoni fasilitetet e ofruara nga ambjentet tona.

 

Trajnime

Innovation Hub Tirana nëpërmjet njërit prej aktiviteteve të tij ofron:
Seanca trajnimi për grupet e interesit që janë të interesuar apo që dëshirojnë të dinë më tepër rreth inovacionit, stat-up dhe transferimit të teknologjisë.

Temat e trajnimit janë:

~ Programe Inovative
~ Programi Shqiptar Cluster
~ Programi inkubacionit

Living Lab

është një mjedis ku do të testohen eksperienca reale ku përdoruesit do të mund të krijojnë inovacionin. Në kuadër të Liveing Lab organizohen 4 aktivitete të rëndësishme: Bashkë-Krijim; Eksplorim; Eksperimentim dhe Vlerësim. Prezenca e ekspertëve të huaj përbën një nga vlerat e shtuara të këtij shërbimi që ju ofrojmë. Ky aktivitet ju oforon që të zgjeroni njohuritë tuaja dhe ju mëson të mendoni globalisht.

Akselerator

është ndërtuar për të nxitur rritjen e shpejtë të kompanive dhe bizneseve. Është një shërbim i përsosur i mentorimit, qasje në teknologji, hapësirës për zyre dhe aderimit në komunitet të reja, të organizuara në një kohe të shkurtër. Ekspertiza e nevojshme garantohet nga ekspertët ndërkombëtarë të cilët transmetojnë dhe shpjegojnë përfitimet, mënyrat dhe funksionimin e programeve përshpejtues dhe rrjeteve me organizata të shquar ndërkombëtare. Integruar me aktivitetet e mësipërme, 5 seminare dhe punëtori me vlerësuara 60 persona si përfitues të drejtpërdrejtë.

 

Mos mungo!