KUSH JEMI NE


Innovation Hub është një projekt i iniciuar dhe i zbatuar nga Ministri i Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike dhe i financuar nga Programi Italo-Shqiptar i Konvertimit të Borxhit për Zhvillim- IADSA.

Objektivi i këtij projekti është: Të promovojë dhe të mbështesë përfshirjen sociale duke siguruar programe të qëndrueshme të punësimit për të rinjtë duke rritur përfshirjen e tyre aktive në sipërmarrjen e TIK-ut, veprimeve kreative, inovative dhe konkurruese përmes ndërtimit të kapaciteteve, zhvillimin e partneriteteve dhe rritjen e aktivitetit sipërmarrës, duke nxitur zhvillimin e ideve/inisiativave të reja dhe ndërrmajrrejve të vogla e të mesme.

Qëllimi i projektit është që të krijojë një brez të sipërmarrësve të rinj, duke forcuar mundësitë e bashkëpunimit nëpërmjet ngritjes së rrjeteve si dhe duke dhënë mbështetje në të gjitha fazat e zhvillimit dhe të përgatitjes së idesë së biznesit.

Në kudër të këtij projekti një hapësirë prej 800 m², në zemër të kryeqytetit, është vënë në dispozicion të gjithë të rinjve të cilët kanë një ide biznesi e duan ta zhvillojnë atë. Kjo qendër vendos në dispozicion jo vetëm hapësirën dhe mjetet e punës por edhe mbështetje profesionale për zhvillimin sa më të plotë e të suksesshëm të ideve të reja të biznesit në fushën e Teknologjisë së Informacionit.

Ky projekt synon të forcojë e mbështesë sipërmarrjen e të rinjve nëpërmjet përpjekjeve të intensifikuara të koordinimit ndërmjet organizatave të shoqërisë civile, private dhe institucioneve publike.
Ky projekt zbatohet në partneritet me Partnerët Shqipëri, Qendra për Ndryshim dhe Menaxhim Konflikti dhe Instituti për Zhvillim dhe Bashkëpunim Marin Barleti.