Një tekstil i ri me bazë plastiken që ndihmon largimin e nxehtësisë

Public in: 10/11/2016

Postuar (Tetor, 2016)

Një lloj i ri i produkti mund të mbajë freskët njerëzit gjatë periudhave të ngrohta, duke zvogëluar nevojën për konsumim të ajrit të kondicionuar. Një ekip hulumtuesish ka zhvilluar një produkt tekstil me bazë plastikën, me kosto shumë të ulët, i cili i lejon trupit të çlirojë nxehtësinë në një mënyrë të re. Ashtu si djersitja që është një mënyrë për freskimin e trupit, kjo veshje e re mund të ndihmojë njerëzit të reduktojnë nxehtësinë e trupit të tyre. Kjo veshje ftohëse mund të lejojë përdorimin e kondicionerit në një gradacion më të ulët se zakonisht, pohojnë studiuesit. Ngrohja dhe ftohja e hapësirave shkakton 12.3 % të konsumit të përgjithshëm të energjisë në SH.B.A. Ky produkt i ri i vjen në ndihmë përpjekjeve të U.S. për të reduktuar përdorimin e energjisë në nivel kombëtar.

Burimi: http://www.livescience.com/56620-plastic-based-textile-keeps-you-cool.html