Si u bë Zvicra shteti më inovator në botë?

Public in: 10/11/2016

Postuar (Mars, 2016)
Zvicra, një vend i vogël alpin që i mungojnë lëndët e para, nuk kishte zgjidhje tjeter veçse të ‘rishpikte’ veten gjatë shekujve, të zhvillonte burime alternative të të ardhurave, të tilla si bujqësia, turizmi dhe shërbimet. Cili është sekreti i suksesit të saj, dhe për sa kohë mund të vazhdojë? Patentat, emigracionit, investimet e huaja, orientimi i arsimit të lartë drejt inovacionit dhe kërkimit shkencor etj, kanë luajtur një rol të rëndësishëm në kapacitetin inovator të Zvicrës. Por si mund të qëndrojë e suksesshme edhe në vijim? Në qoftë se Zvicra synon të mbajë pozitën e saj lider në nivel ndërkombëtar, ajo duhet të sigurojë që kushtet e nevojshme për inovacionin të mbeten njësoj. Kjo nënkupton një sistem rregullator të favorshëm për biznesin, një nivel të moderuar të taksave, si dhe qasje të plotë në tregjet e huaja. Përveç kësaj, kompanive dhe universiteteve Zviceriane u duhet lehtësuar në maksimum procesi i punësimit të punonjësve të huaj (nga vende që nuk janë anëtare të BE). Së fundmi, Zvicra duhet të sigurojë që sistemi i saj arsimor të mbetet i fortë. Një gjë është e sigurtë: konkurrenca në nivel ndërkombëtarë, është më e ashpër dhe më e shpejtë se kurrë më parë.
Burimi: https://www.credit-suisse.com/us/en/articles/articles/news-and-expertise/2016/03/en/innovation-switzerland.html