Supërkompjuteri përgjon në qelizë për të vëzhguar proteinat

Public in: 10/11/2016

Postuar nga Michigan State University (Nëntor, 2016)

“Hulumtimi i kryer me një nga superkompjuterat më të fuqishëm në botë, sqaron se si mjediset reale biologjike ndikojnë proteinat. Ky hulumtim, i botuar në numrin e fundit të e-Life, është një hap i rëndësishëm drejt simulimit të biologjisë në një kompjuter. ‘Proceset biologjike që mundësojnë proçesin e të jetuarit si dhe shkaktojnë sëmundje të ndryshme, ndodhin kryesisht brenda qelizave, të cilat mund të studiohen përmes mikroskopëve dhe teknikave të tjera, por jo në mënyrë të detajuar’ tha udhëheqësi i projektit Michael Feig, profesor i biokimisë dhe biologjisë molekulare në Universitetin e Michigan-it. ‘Hulumtimi ynë ka zbuluar detaje të jashtëzakonshme në lidhje me atë çfarë ndodh brenda qelizave biologjike, dhe se si proteinat, në veçanti, sillen në mjedisin e tyre natyror.”

Burimi: http://www.futurity.org/supercomputer-cells-1288902-2/