PROGRAME

Programet tona kanë për qëllim të përshpejtojnë mësimin tuaj, të sjellin së bashku talentet në fushën e inovacionit dhe krijimin e produkteve apo shërbimeve avangard. Duke përfshirë këtu të gjitha fazat e lindjes së idesë deri në prodhimin e produkteve konkrete.

Cluster rajonal do të sjellë së bashku eksperiencën më të mirë ndërkombëtare nga organizata dhe individë me emër në Rajon me qëllim ardhjen në ndihmë anëtarëve të innovationhub të sfidojnë rreziqet, të përmirësojnë aksesin në teknologji, të marrin eksperiencën Evropiane dhe të përmirësojnë produktet te përfituesit. Në këtë program do të prezantohen metodat më të mira të punës si:
Living Lab;
Akselerator;
Crowd Funding;
Njerëz inovatorë;
Rrjeti ndërkombëtar i organizatave krijuese dhe novatore si dhe rrjeti profesional i furnitorëve të shërbimit të biznesit.