START-UP TE KRIJUAR

Në kuadër të projektit Innovation Hub, nëpërmjet mbështetjes financiare të Programit të Konvertimit të Borxhit për Zhvillim IADSA, u mundësua financimi I 16 ideve start-up në fushën e ICT-së. Duke klikuar më poshtë gjeni një përmbledhje të ideve fituese.

Teenager management System ( Sistem manaxhimi të adoleshentëve)

Krijimi i një aplikacioni online për informimin e prindërve në kohe reale mbi mbarëvajtjen në shkolle të fëmijeve.
Qëllimi i këtij projekti është bashkëpunimi sa më i ngushtë i mësuesve me komunitetin e prindërve. Nëpërmjet kësaj iniciative do arrihet të zgjidhen një sërë problematikash që na shqetësojnë. Aplikacioni do jete falas per tu shkarkuar si nga Google play dhe ne nga Apple store.”

Planetarium Albania

Albania Planetarium është një start-up që synon të sjellë sa më pranë astronominë dhe studimet hapsinore për qytetarët e Tiranës si qytet pilot. Qëllimi i Planetarit është stimulimi i një anije kozmike, mbushur me informacione dhe kuriozitete rreth hapësirës duke i mundësuar qytetarëve që të eksplorojnë mrekullitë e universit.Misioni i këtij start-up është:
Të shërbejë si një burim inspirimi dhe informacioni rreth astronomisë dhe shkencave të hapësirës për komunitetin, publikun e gjerë, median dhe institucionet e ndryshme ku ajo mund të ekspozohet si shkolla e muze.

PO.al

Po.al është një portal lajmesh të mira, të vërteta dhe pozitive për audiencën shqiptare me qëllim ndikimin më pozitiv në shoqërinë tonë.
Ideja e këtij projekti lindi si rezultat i mungesës së një burimi lajmesh pozitive. Informacioni që marrim çdo ditë ndikon në perceptimin e realitetit dhe këndvështrimin për të ardhmen. Synimi është të arrihen të gjitha ato që lexojnë shqip. TE DEGJOJME NJE LAJM TE MIRE.

UBI (Latinisht: KU?)

“UBI” është aplikacion mobile, i cili do të ndihmojë qytetarët e Tiranës dhe jo vetëm këta, në përdorimin e transportit publik në mënyrën më efiçente të mundshme. UBI” ofron një informacion të saktë lidhur me mjetin dhe linjën që duhet të përdorë, si dhe kohën që i duhet për të mbërritur në destinacionin e kërkuar. Aplikacioni ju vjen në ndihmë qytetarëve të Tiranës, por në mënyrë të veçantë personave që vijnë nga rrethet e tjera, apo turistëve të huaj, të cilët edhe pse mund të dijnë destinacionin ku duhet te shkojnë, kanë nevojë për një mekanizëm orientues në numrin jo të vogël të linjave të transportit urban.

Promovim online i Kryeqytetit

Ideja e kësaj iniciative qëndron në ngritjen e një platforme elektronike, një platforme cilësore, me informacione për vendas dhe të huaj në lidhje me kryeqytetin e Tiranës. E ashtuquajtura tirana-turizem.com, platformë dixhitale e cila do të pasqyrojë një pamje më të gjerë dhe më informuese për Tiranën. Kjo ide vjen si një ndërthurje e fushës së zhvillimit ekonomik, turizmit dhe teknologjisë.

Platformë për kurse interaktive në shqip

Ofrimi i trajnimeve on-line dhe modernizimin e sistemit të formimit profesional nëpërmjet shfrytëzimit efikas të teknologjisë së informacionit, të realizuar nëpërmjet krijimit të një portali të teknologjisë më të avancuar për mësimdhënie on-line, me kosto të ulët.

Portali për trajnime on-line, ëëë.e-shkolla.com. Universitetet mund të përdorin këtë platformë për fazat e tyre pilot për testimin dhe përdorimin e mesimdhënies në distancë për pjesë të ndryshme të programeve të tyre mësimore.

“Tirana 360ᵒ”

Ky projekt synon të sjellë për herë të parë në mënyrë të kompletuar në Shqipëri shërbimin Virtuar Tour 360ᵒ. Virtuar Tour 360ᵒ është një metodë bashkëkohore inovative për të udhëtuar në mënyrë interaktive brenda panoramave sferike të vendeve dhe objekteve të ndryshme dhe kjoe ndërtuar në në portal mund të shfytëzohet on-off-line në version desktop apo mobile. Virtual Tour është një metodë digitale për të ofruar shërbim në fusha të ndryshme si:

Turizëm
Kulturë e trashëgimi kulturore
Promocion
Biznes
Ambjent etj

Interactive Albania

Promovimi online i turizmit ne Shqiperi.

Ideja është krijimi i një kanali në Youtube “Interactive Albania” i cili do të përmbajë video-harta të qyteteve & zonave turistike me interes, të xhiruara me drone nga sipër. Çdo objekt do shënohet nga ngjyra dalluese për çdo seksion (e verdhë, e kuqe & blu) dhe nëpërmjet dhënies së mundësisë për t’u klikuar, përdoruesi do shkoje në ëebsite-in e muzeut/ hotelit/restorantit, ku mund të informohet për vendndodhjen apo info te tjera.

Dritarja Virtuale

Në kohët e sotme zhvillimi i teknologjisë mobile është duke u rritur me ritme marramëndëse. Klientët e sotëm janë gjithnjë në lëvizje dhe ata përdorin platformat elektronike për të shkuar aty ku duan si dhe për të marrë informacionin që kanë nevojë. Vendi i parë që klientët shkojnë të kërkojnë informacionin është dhe do mbetet gjithnjë kërkimi online. Me anë të këtij projekti do të zhvillohet një aplikacion mobile i cili do tu vijë në ndihmë të gjithë qytetarëve shqiptarë për tu njohur më shumë me jetën kulturore të qytetit. Jo vetëm kaq por me anë të tij vizitorët pasi ta kenë shkarkuar aplikacionin do të mund të lënë një mesazh si psh: Krijimi i një aplikacioni mobile të kollajtë, i duhur në jetën e përditshme dhe një stimul më shumë për të rritur pjesëmarrjen e përdoruesve në jetën kulturore, mund të themi që do të kemi një sukses të garantuar.”

Aplikacion "Doktori im"

Krijimi i një aplikacioni për telefonat që quhet “Doktori im”. Si edhe nga emri ky aplikacion e permban informacion rreth shëndetësisë, duke e ndarë informacionin në një menu. Me këtë synohet që çdo qytetar që ka një smartphone dhe ka të instaluar aplikacionin të ketë informacion e duhur në atë moment kohe. Për realizmin e këti projekti nevojiten nje koordinim i mire i burimeve njerezore dhe ato materiale.

E-LIBËR Digital Publishing

E-libër do të jetë platforma e parë ëeb për publikimin dhe shitjen e librave dixhital në gjuhën shqipe. Libri dixhital ose ebook është një libër në format dixhital i cili mund të lexohet me anë të kompjuterit, dispozitivëve mobile si smartphone, tablet si dhe dispositivëve të ideuara pikërisht për leximin e teksteve të gjata në format dixhital të quajtur e-reader.

Art Cadeaux – Dhurata “ndryshe”

Krijimin e nje biznesi modest per prodhimin e dhuratave te vecanta per cilindo, dizajneve te ndryshe, ku gjithesecili qe ka nje ide per nje dhurate unike, ta shprehe dhe me pasionin dhe deshiren e mire qe kam, t’i realizoj dicka te vecante.

Albanian Art Gallery

Albanian Art Gallery synon të sjellë për herë të parë në Shqipëri një platformë online me punët e autorëve dhe artistëve shqiptar , sidomos të të rinjve, të arteve vizuale duke përfshirë këtu pikturën , skulpturën, grafikën, instalacionin e disajnin e fotografinë. Kultura dhe arti shqiptar janë zhvilluar ndër vite dhe natyrisht që si çdo veprimtari tjetër e njerëzimit është nën influencën e zhvillimeve dhe ndryshimeve sociale të popullit shqiptar.”

Drone Advertising (reklamim me dronë)

Në marketing reklamimi dhe promovimi janë shumë të rëndësishëm. Në një kohë kur ka mbingarkim informacioni dhe reklamimi, tërheqja e vëmendjes të konsumatorit është mjaft e vështirë. Nevojitet kreativitet dhe inovacion. Për këtë arsye me Drone Advertising arrijmë tek konsumatori në mënyrën më direkte të mundshme fizikisht.

Radio virtuale mbi artin dhe muzikën e kryeqytetit

Krijimi i një radio online për të përcjellë kulturën, eventet, recensionet vetëm nëpërmjet transmetimeve online si dhe duke organizuar emisione të shkurtra (podcast), për të diskutuar reçensat dhe kritikat e eventeve. Radio online do të ketë burimin kryesor të informacionit eventet e paraqitura në TiranaXXL.al dhe do të bëjë transmetimin e tyre online nëpërmjet dy platformave, te njëra informacioni do jetë vetëm i shkruar ndërsa te tjetra do ketë mundësi të dëgjohet dhe të diskutohet për të.”

Vëri Notën Shtetit

Vlerësimi i shtetit dhe i institucioneve kryhet jo gjithmonë i bazuar në të dhëna faktuale nga qytetarët të cilët marrin shërbime. Shëndetësia, gjykatat, policia, zyrat e gjendjes civile, hipotekat apo shumë sektorë të tjerë, kanë nevojë të marrin vlerësimin e qytetarëve për shërbimin që ato kryejnë. Qytetarët duan që të dëgjohet zëri i tyre, dhe qeversjet e vendeve të zhvilluara perëndimore po i vendosin administratat e tyre nën vlerësimin rigoroz të qytetarëve. Gjithashtu ata punonjës të administratës që punojnë më shumë duhet te vleresohen me shume, dhe anasjelltas.